HomeAktualitetBlog

Ish-drejtori i televizionit shqiptar, tregon për një histori të pazakontë me një studente të gazetarisë dhe punonjësen e tij: Ke veshur tanga… Mos do të thuash që je e virgjër!

Ish-drejtori i televizionit shqiptar, tregon për një histori të pazakontë me një studente të gazetarisë dhe punonjësen e tij: Ke veshur tanga… Mos do të thuash që je e virgjër!

Gazetari Mitro Çela ka treguar një përvojë personale gjatë kohësh që ishte drejtor i një televizioni, teksa është përballur me një studente të gazetarisë.

Ja çfarë shkruan gazetari në statusin e tij:

“Një herë e një kohë më vunë nishanin e shefit në televizor… Ra dera. Në prag një yll… M’u tha pështyma…

– Mund të ulem? – Të ka ndaluar njeri ndonjëherë? – Jo…

– Pse pyet, atëherë? – i thashë… Ndezi cigaren, e vuri në buzët e kuqe si qershi dhe cicëriu: – Ta pi një cigare?… E ke problem të më sjellësh kafe me çakmak?…

U ngrita… U ktheva. Në njërën dorë filxhanin. Në tjetrën shtrëngoja veglën për zjarr. Nisa ta shihja me sytë e ballit dhe ato të mendjes. E vesha dhe e zhvesha…

– M’i ke ngulur sytë sikur nuk ke parë femër me sy!

– Me këtë stil – më shumë zhveshur se veshur dhe ballë për ballë, – e kam sefte, – iu përgjigja.

– Jam studente, për gazetari. Dua të punoj në televizor…

– Pa problem, – belbëzova.

– Si thua ta nisim me gjëra më të thjeshta! Mund të gatuash ndonjë lajm?

Dy ditë më vonë. Pa trokitur. Hapi derën dhe më la mbi tavolinë dy gisht lajm…

– Të pëlqen?

– E ke tharë, – i thashë!

– Ka vetëm dy lapsuse. Së pari: lajmi nuk ka kokë…

– Pse, edhe lajmi do kokë?…

Piva një gllënjkë ujë, që më ngeci në gurmaz:

– Ti ke këmbë të bukura?… – Po… – Ke veshur tanga… Mos do të thuash je e virgjër!

– Unë nuk jam çupë mamaje, që t’ia dhuroj virgjërinë burrit!

Të të them një sekret? Në shekullin e internetit, virgjëria është si relikte. Mund të shqepesh në motel dhe të qepesh në maternitet…

Sot në modë nuk është burri, por partneri. Dhe partnerët nuk e kanë mendjen te virgjëria…|