HomeAktualitet

Sandër Lleshi “përvesh mëngët”, ja vendimi i parë në krye të detyrës

Sandër Lleshi “përvesh mëngët”, ja vendimi i parë në krye të detyrës

Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku vetëm një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme.

Sipas po të njëjtave burime, ky kufizim përjashtohet për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).

Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu.