HomeAktualitetDebat

Thirrjet antishqiptare në Bularat, At Nikolla Marku: Turp! Po cënojnë dinjitetin e popullit shqiptar… Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët

Thirrjet antishqiptare në Bularat, At Nikolla Marku: Turp! Po cënojnë dinjitetin e popullit shqiptar… Rroftë Shqipëria! Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët

Prifti i kishës “Shën Maria” në Elbasan At Nikolla Marku, ka reaguar lidhur me ngjarjen e Bularatit. Teksa komenton zhvillimet e sotme gjatë ceremonisë së varrimit, Marku thotë se thirrjet anti-shqiptare po cënojnë dinjitetin e popullit tonë.

Ndër të tjera ai shprehet se:

“Kisha e Elbasanit denon ashper thirrjet antishqiptare dhe provokuese Vorio Epir brenda territorit shqiptar ne Bularat si edhe ofendime te uleta qe i behen gazetareve tane shqiptar po brenda territorit shqiptar.

Kjo eshte haptazi shkelje e kushtetutes shqiptare dhe i bejme thirrje shtetit shqiptar te mbroje territorin shqiptar nga ekstremisitet e Agimit te arte te cilet po cenojne dinjitetin e popullit shqiptar dhe te mos i lejojne keto provokime te natyres se ulet, i bej thirrje gjithe shqiptareve te ruajne gjakftohtesine dhe u siguroj se Bularati eshte territor shqiptar ashtu sikurse edhe Gjirokastra eshte Shqiperi.

Ka qene edhe do te mbetet pjese e Shqiperise se Jugut. Rrofte Shqiperia.

Zoti i bekofte te gjithe shqiptaret.

AtNikolla Marku, Kisha ortodokse autoqefale kombetare shqiptare Shen Maria, Elbasan.”