HomeAktualitet

Eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit u transportuan nga Rinasi me karrocë mallrash, ndërsa Mid’hat Frashëri me një ceremini dinjitoze

Eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit u transportuan nga Rinasi me karrocë mallrash, ndërsa Mid’hat Frashëri me një ceremini dinjitoze

Zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli flet për mbërritjen në Shqipëri të eshtarve të Mid’hat Frashërit.

Teksa publikon foto nga ceremonia e djeshme, Shkreli gjen rastin të kujtojë skandalin e vitit 2011, me eshtrat e Dom Nikollë Kaçorrit, nënkryetarit të qeverisë së parë shqiptare.

Asokohe eshtrat e tij u transportuan nga Rinasi me një karrocë mallrash.

Reagimi i plotë i Shkrelit:

KAÇORRI – FRASHERI

Nuk doja ta beja kete postim, por shtysa ish me e forte se une.

Dje eshtrat e atdhetareve vinin ne poshterim te plote te figures se tyre, ndersa sot te pakten me nje ceremonial dinjitoz…

(ne foton e pare: ardhja e eshtrave te Dom Nikolle Kaçorrit ne Rinas; ne dy fotot e tjera: nga ceremoniali i ardhjes se eshtrave te Mithat Frasherit)