HomeAktualitetKryesore

Skandal/ Gruevski u dënua 2 vjet për blerjen e një makine luksoze, Meta “i dhuron” vetes makinë 250 mijë dollarë dhe bënë turizëm me paratë tona

Skandal/ Gruevski u dënua 2 vjet për blerjen e një makine luksoze, Meta “i dhuron” vetes makinë 250 mijë dollarë dhe bënë turizëm me paratë tona

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, po kërkohet nga autoritet e rendit, sepse duhet të pranojë refuzimin nga ana e gjykatës së shtyrjes së vuajtjes së dënimit nga ana e tij me dy vjet burg, e duhet të shkoj menjëherë në qeli për shpërdorim detyre, për blerjen e një makine luksoze qeveritare me vlerë 600 mijë euro.

Kohë më parë nga ekskluzive.al, është denoncuar rasti i një shkelje flagrante nga kreu i shtetit Ilir Meta, se kishte blerë një makinë superluksoze për xhepat tanë, e cila ka kushtuar gati 3 herë më shumë se çmimi i saj fillestar (foto mëposhtë).

Pra, Meta ka blerë një makinë të re me “ndihmën dhe asistencën e xhepave tanë”, tek kompania “Auto Star Albania” (në pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati), në vlerën 257 milion lekë, ku modeli bazë i “Mercedes Benz” të blerë prej tij kushton nga 90-103 mijë dollarë.

Makina e Presidentit modest, jo vetëm që se justifikon vlerën e saj, por shpenzimi i ekzekutuar në datën 29 dhjetor 2017 është i pakuptimtë pasi pak javë përpara se z. Meta të merrte detyrën, paraardhësi i tij z. Nishani bleu një tjetër autoveturë, me çmim të kripur në vlerën 69 milion lekë.

Makina e Presidentit modest, jo vetëm që se justifikon vlerën e saj, por shpenzimi i ekzekutuar në datën 29 dhjetor 2017 është i pakuptimtë pasi pak javë përpara se z. Meta të merrte detyrën, paraardhësi i tij z. Nishani bleu një tjetër autoveturë, me çmim të kripur në vlerën 69 milion lekë. A thua se njerëzit janë të verbër dhe nuk shikojnë.

Me këtë blerje, sikur mos mjaftonin dy makinat luksoze që përdor bashkëshortja e saj tip “Range Rover” (foto mëposhtë), të cilat nuk i justifikojnë aspak me të ardhurat që kanë pasur ndër vite të dy bashkëshortët (e ndarë për së gjalli për ideal të partisë), Meta dëshmon edhe njëherë, se në pushtet e mban vetëm sëmundja e tij prej kleptomani të pandreqshëm./Ekskluzive.al