HomeAktualitetDebat

Kandidatura e Vitore Tushës, Balla: KLSH s’do ketë as vonesa, as nxitim

Kandidatura e Vitore Tushës, Balla: KLSH s’do ketë as vonesa, as nxitim

Taulant Balla, duke vlerësuar kandidaturën e Vitore Tusha për në krye të KLSH, u shpreh se do të shqyrtohet me kujdes dhe nuk do të ketë as vonesa dhe as nxitim.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment.

Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur.

Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”, tha Balla.