HomeAktualitetDebat

Presidenti i dekoratave Meta nuk di se kush është: Emëron veten mbrojtës i lirisë dhe si i “domosdoshëm”

Presidenti i dekoratave Meta nuk di se kush është: Emëron veten mbrojtës i lirisë dhe si i “domosdoshëm”

Ilir Meta ka thënë se shkarkimi është një veprim i parëndësishëm për të.

Ai u shpreh se niveli i demokracisë në vend është në momente kritike.

“Në këtë situatë që është vendi s’ka asnjë shans të lë presidencën se është një institucion tepër i rëndësishëm për të mbrojtur nivelin e demokracisë që është në momente kritike. Ka shumë elementi që kanë të bëjnë me Shqipërinë civile, me të drejtat e gazetarëve, me të drejtat e sipërmarrjen.

Presidenti ka përgjegjësi që të mbrojë liritë.Përgjegjës janë të gjithë ata që mendojnë se shkelja e Kushtetutës s’është ndonjë gjë e madhe. Pastaj edhe qytetarët e kuptojnë kur të drejtat e tyre shkelen”.