HomeMetro

Pas sherrit të madh Albano Bogdos i vihet thika në fyt (Foto)

Pas sherrit të madh Albano Bogdos i vihet thika në fyt (Foto)

Vetëm disa kohë më parë, aktori i famshëm i humorit në spektaklin “Apartamenti 2XL”, Albano Bogdo, u përfshi në një zënkë virtuale me një tjetër personazh të njohur.

Ai është Lek Plepi, personazhi i bërë i famshëm nga pjesëmarrja në emisionin “Zonë e Lirë”.

Dyshja pati një konflikt për arsye ende të paditura, që u zgjidh në sy të publikut, në një video live në ‘Instagram’, ku Bogdo i kërkoi Plepit falje publike.

Por së fundmi, aktori ka shtangur ndjekësit e tij në ‘Instagram’ duke postuar një foto, ku Lek Plepi shihet duke i vënë atij thikën në grykë.

Megjithatë, gjithçka duket se ka qenë në sensin e humorit, pasi në përshkrimin e fotos, Bogdo shkruan: “T’u m’vra Lek Plepi me thikë buke!”