HomeAktualitetKronike

Kush të “ngop” më mirë Enveri apo Saliu“: Tensionohet situata mes banorëve të Astirit me akuza ndaj njëri tjetrit!

Kush të “ngop” më mirë Enveri apo Saliu“: Tensionohet situata mes banorëve të Astirit me akuza ndaj njëri tjetrit!

Ka pasur një agravim dhe tensionim të situatës në zonën e Astirit, teksa një prej qytetarëve është akuzuar si i shitur nga ana e banorëve të tjerë.

Një prej pjesëmarrësve në protestë, i cili është banor i zonës, u shpreh kundër bllokimit të rrugës, duke kërkuar që një përfaqësi e banorëve t’iu drejtoheshin për takim institucioneve të shtetit.

Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të tjerë, të cilët me të drejtë u shprehën se edhe pse kanë 15 ditë që protestojnë, shteti nuk ka denjuar që t’i presë dhe t‘i takojë, duke iu referuar këtu dhe disa protestave të zhvilluara në dyert e Bashkisë së Tiranës.

Pjesë nga debati:

Banori: Unë them që këtu duhet të vijë një përfaqësi nga ana e shtetit

Banorët e tjerë: Nuk ka shtet, xhaxh! Kemi 15 ditë në rrugë dhe nuk na ka ardhur asnjë njeri nga ana e shtetit. Këtu vendosim ne

Banori: Nuk mund të shkojmë të gjithë në takim!

Banorët e tjerë: Je i shitur, ik në shtëpi, ik, sa lekë të kanë dhënë! Ik, ik, ik! Nuk u ngope 50 vjet me Enverin!

Qytetari : Pse pak i’u ngopi ju Saliu?!

Sipas banorëve të tjerë, personi që mori fjalën është pronar i një pallati disakatësh që ndodhet në zonë, dhe është futur nga ana e qeverisë në mënyrë që të përçajë protestën e tyre.