HomeAktualitet

Berisha merr në mbrojtje “studentin e shkëlqyer” që i mori gishtat polices, qytetarët e pyesin: “Student i shkëlqyer apo i shkë***yer”?

Berisha merr në mbrojtje “studentin e shkëlqyer” që i mori gishtat polices, qytetarët e pyesin: “Student i shkëlqyer apo i shkë***yer”?

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish kryeministri Berisha ka marrë në mbrojtje Daniel Drobajn, djalin i cili qëlloi me kapsollë efektiven Nuka duke i rrezikuar asaj jetën.

Reagimi i mënjëhershëm i polices duke hequr kapsollën me dorë nga pjesa e qafës, i shpëtoi asaj jetën, me pasojë humbjen e dy gishtave të dorës.

Pasi e quajti policen ‘ndrikull’, postoi foto të rreme  (që më pas e fshiu nga profili i tij) dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në mbështetje të saj, Berisha vazhdon befason me postimet e tij.

Në statusin e fundit në facebook ai shkruan: “Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishterinjte, ne nje akt primitv hakmarrje…”

Por mbiemri ‘i shkëlqyer’ ka irrituar qytetarët të cilët e pyesin Berishën nëse ai është një student i shkëlyqer apo i shkë***yer, pasi një student i shkëlyqer nuk do vepronte kështu.

Ndërsa të tjerë i shkruajnë deputetit dixhital “Mire qe si paskan gjujt si me 21 janar…se shteti te vret…apo jo robo?”

Replikat: