HomeAktualitet

Me 459 vota pro, Parlamenti Europian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Me 459 vota pro, Parlamenti Europian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ socialisti Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein.

Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

Mësohet se kundër raportit ishin 112 vota dhe 62 abstenime.