HomeAktualitet

Pas ham-hameve, zv. ministri më jetëshkurtër në Shqipëri, braktis “kauzat” dhe ikën jashtë vendit!

Pas ham-hameve, zv. ministri më jetëshkurtër në Shqipëri, braktis “kauzat” dhe ikën jashtë vendit!

Ish zv.ministri i Arsimit më jetëshkurtër në Shqipëri, Taulant Muka, është larguar nga Shqipëria drejt një shteti tjetër, siç shprehet ai, për të vazhduar luftën për përmirësimin e sistemit arsimor në një nivel tjetër.

Lajmin e largimit e ka bërë të ditur vetë Muka nëpërmjet një reagimi në Facebook, teksa ka publikuar një foto me prindërit.

“Ditët e fundit në Tiranë! Një rrugëtim i ri në shkencë, dhe në të njëjtën kohë do vazhdoj luftën për përmirësimin e sistemit arsimor, por në një nivel tjetër”, shkruan Muka.