HomeBotaSport

Luka Modric, fituesi i Topit të Artë. Në podium edhe…

Luka Modric, fituesi i Topit të Artë. Në podium edhe…

Ndodhi ajo që pritej. Në të gjitha emisionet sportive specialist të futbollit ishin shprehur të sigurtë për fituesin e “Topit të Artë”.

Është pikrisht ai, i magjishëm në Kampionatin Botëror, ishte ai strategu që e dërgoi ekipin e vëndit të tij të vogël Ballkanas në finialen e madhe të këtij spektakli nga më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Është Luka Modric fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann.

Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë.