HomeAktualitet

Sali Berisha duhet “vizituar”: Më parë takoj një serb se Hashim Thaçin!

Sali Berisha duhet “vizituar”: Më parë takoj një serb se Hashim Thaçin!

Sali Berisha, ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë”.

Berisha ka vlerësuar në emisionin “Pressing”, plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Ish- kryeministri ka shtuar se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.