HomeMetro

VIDEO/ Tifozi shurdh dhe i verbër i Barcelonës, ja si e ndihmon miku i tij për të ndjekur ndeshjen

VIDEO/ Tifozi shurdh dhe i verbër i Barcelonës, ja si e ndihmon miku i tij për të ndjekur ndeshjen

Një video shumë interesante dhe në të njëjtën kohë emocionuese është postuar së fundmi në internet.

E gjitha ka të bëjë me një tifoz shurdh dhe të verbër të quajtur Cesar që përpiqet të ndjekë ndeshjen e Barcelonës me Gironën në kampionat këtë fundjavë.

Cesar shoqërohet nga Jose Richard, një tjetër tifoz që përpiqet të ndihmojë mikun e tij për të ndjekur ndeshjen. Të dy janë nga Kolumbia. Ata përdorin një tabele të drunjtë e cila shërben si fushë dhe një sistem shenjash si formë komunikimi të cilën ata e kanë dizenjuar vetë.

Pas fishkëllimës finale, Cesar, madje, luajti edhe himnin e Barcelonës për mikun e tij

Kjo është bukuria e futbollit!

(e.k/BalkanWeb)