HomeAktualitetDebat

Banorët e Astirit shkojnë t’i bashkohen në protestë studentëve, ata i largojnë: S’duam politikë, as “jelekë portokalli”!

Banorët e Astirit shkojnë t’i bashkohen në protestë studentëve, ata i largojnë: S’duam politikë, as “jelekë portokalli”!

Në ditën e katërt të protestës kanë ardhur përplasjet e para të shkaktuara nga faktorë të jashtëm apo ndryshe të politizuar deri më tani.

Disa banorë të “Astirit” janë drejtuar në protestën e studentëve para ministrisë, për t’iu bashkuar atyre.

Por studentët nuk kanë pranuar që atyre t’u bashkohen banorët, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, pasi protesta e tyre është politike dhe nuk ka lidhje me kauzën e tyre.

Një kordon me efektivë policie i ka qëndruar ndërmjet banorëve dhe studentëve, që situata mos të kalonte në konflikt, deri në largimin e tyre nga protesta e studentëve.

Të pyetur se pse nuk i pranuan banorët, studentët thanë se:

“Nëse banorët e Astirit duan të bashkohen të vijnë si qytetarë dhe të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave tona. Ata kanë bërë deklarata politike dhe kanë ardhur me jelekë portokalli.”/Ekskluzive.al