HomeAktualitet

Takimi me studentët, Nikolla: Si nënë dhe ministre dola për t’u thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar

Takimi me studentët, Nikolla: Si nënë dhe ministre dola për t’u thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar

Ministrja Lindita Nikolla në një intervistë telefonike në Ora News, është shprehur se sot kishte shkuar për të takuar studentët.

“Me vullnet e dëshirën e Lindita Nikollës, si nënë dhe ministre dola për t’u thënë që çështjet zgjidhen duke komunikuar. Pas kërkesave dhe parullave Lindita Nikolla dil në bulevard u nisa të komunikoj.

A ishte provokim?

Studentët kanë gjithmonë të drejtë por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund. Kërkuan daljen time në shesh dhe dola në shesh e bindur që nuk zgjidhet.. Zgjidhjet nuk bëhen me sheshe .. Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres.

A keni menduar të jepni dorëheqjen?

Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim.