HomeAktualitetDebat

FOTO/ Protesta që po përpiqet të grabitet nga politika: Disa studentë mbulojnë fytyrën, çfarë tentojnë të fshehin?

FOTO/ Protesta që po përpiqet të grabitet nga politika: Disa studentë mbulojnë fytyrën, çfarë tentojnë të fshehin?

Ditën e sotme ka vijuar protesta e studentëve, ndërkohë që në orën 11, pritet që kryeministri Rama të dalë në një bashkëbisedim Live në Facebook, për të dialoguar me studentët.

Mirëpo, protestën e nisur nga studentët, po përpiqet ta grabisë PD dhe LSI. Mediat kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve me dhjetëra raste ku militantë të PD dhe LSI si dhe kryetar PD, FRPD e LRI, janë kamufluar në protestë duke marrë megafonin e duke mos pranuar as dialog, as zgjidhje problemi.

Identifikimi i tyre është bërë nga pamjet e mediave dhe rrjetet sociale. Por, ditën e sotme, disa nga protestuesit kanë mbuluar fytyrën.

Pyetja që lind natyrshëm është: Pse i mbulojnë fytyrat? Nga çfarë fshihen? A po përpiqen militantët të mbulohen që të mos identifikohen nga media dhe të mos iu dekonspirohet plani?