HomeAktualitetDebat

Propozimi: 1000 studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë

Propozimi: 1000 studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë

“Në Shqipëri ofrohen bursa ekselence dhe në këtë proces mund të bëjmë një zgjerim, por duhet ta bisedojmë”.

Kështu deklraoi kryeministri Rama i cili shtroi në komunikimin me studentët edhe një propozim për çështjen e punësimit të studentëve ekselentë në administratë.

“1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune.

Pa konkurs fare, me meritën e notave, pastaj do futet në konkurs”, tha Rama.

Kryeminsitri shtoi se qeveria dhe studentët duhet të ulen dhe dialogojnë mbi një propozim të tillë, ashtu si për kërkesat e tjera.