HomeAktualitetDebat

“I duam tarifat sa Erion Braçe”, Rama: Asgjë nuk është e pamundur. Por duhet të zgjidhni, o të dialogoni, o të kërcënoni…

“I duam tarifat sa Erion Braçe”, Rama: Asgjë nuk është e pamundur. Por duhet të zgjidhni, o të dialogoni, o të kërcënoni…

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sërish një mesazh studentëve përmes rrjeteve sociale.

Rama poston në Instagram fotografinë e një pankarte që u shfaq në protestën e sotme te Ministra e Arsimit, në të cilët shkruhet: “I duam tarifat sa Erion Braçe”.

Në komentin që shoqëron fotografinë, Rama shkruan:

“Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erjon Braçja është shumë dakord.

Por duhet të zgjidhni, o të dialogoni, o të kërcënoni, o me universitetin, o me politikën, e me Erjonin, o me Monikën”.