HomeAktualitetDebat

Deputeti i PD: Studentët janë kundër ligjit për arsimin e lartë, Mehmetaj e nxjerr bllof: Kërkesat e tyre nuk kanë lidhje me atë ligj

Deputeti i PD: Studentët janë kundër ligjit për arsimin e lartë, Mehmetaj e nxjerr bllof: Kërkesat e tyre nuk kanë lidhje me atë ligj

Deputeti demokrat Luçiano Boçi këmbëguli në studion e Open, se protestat e studentëve sot janë pasojë e ligjit të ri për arsimin e lartë dhe se kërkesat e studentëve janë në kundërshti me këtë ligj.

Por në mënyrë fare të papritur deputeti është nxjerrë bllof nga deputetja tjetër opozitare, Kejdi Mehmetaj, e LSI.

Sipas Mehmetajt, pjesa më e madhe e kërkesave nuk kanë lidhje me ligjin për arsimin e lartë sepse ato që kërkohen nuk përcaktohen nga ky ligj.

“Buxheti për arsimin që kërkohet të rritet nuk përcaktohet nga ligji për arsimin e lartë, por nga ligji për buxhetin. Konviktet nuk kanë lidhje me ligjin për arsimin e lartë”, tha Mehmetaj.