HomeAktualitet

Aleksandër Çipa: Studentët një korrektesë e pashembullt, por protesta u politizua

Aleksandër Çipa: Studentët një korrektesë e pashembullt, por protesta u politizua

Analisti Aleksandër Çipa ishte i ftuar në Ora News ku komentoi protestën e studentëve dhe ku tha se ajo tani po ndikohet nga faktorë politikë.

I pyetur se pse studentët nuk pranojnë të ulen në tryezën e dialogut me kryeministrin Rama, Çipa tha se “çdo ulje në tryezë e dëmton protestën. Ata nuk duan dialog por plotësim të kërkesave.

Duhet të kishin plotësuar. Ndërkaq faktorët e tjerë politikë janë futur në lojë dhe tani e bën më të veshtirë situatën. Duhet vetëm protagonizmi ekzektues i Edi Ramës”, thotë Çipa