HomeAktualitetDebat

“Unë ju pres”/ Rama studentëve: Një tjetër ditë e humbur me arsyen e mosarsyes… kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit

“Unë ju pres”/ Rama studentëve: Një tjetër ditë e humbur me arsyen e mosarsyes… kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me protestën, duke thënë se dita sot është një ditë e humbur.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shton se “Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit”.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso!

Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shkruan Rama.