HomeAktualitet

Tym e flakë nga Ministria e Jashtme, alarmohen punonjësit

Tym e flakë nga Ministria e Jashtme, alarmohen punonjësit

Një tym është shquar në katin e fundit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ç’ka ka ngjallur interesimin e mediave.

Por burime nga Zjarrfikësit bëjnë të ditur se flakët janë shuar në kohë. Dyshimet e para lidhen me një kondicioner që ka shkaktuar flakë të pakta.

Fatmirësisht raportohet për dëme materiale të vogla. Ndërkohë që policia nuk ka lëshuar ende një sqarim zyrtar mbi ngjarjen.