HomeAktualitetDebat

Rama debaton ashpër me Markun: Kërko falje ose ika nga emisioni

Rama debaton ashpër me Markun: Kërko falje ose ika nga emisioni

Kryeministri Edi Rama u ka mëshuar dialogut me studentët për plotësimin e 8 kërkesave.

“Të 8 pikat janë po, hajde ulemi dhe mos e bëni si personazhi i Ismail Kadaresë që ishte gati të vriste vetëm për ti bërë një këngë”, ishte mesazhi i Ramës për studentët në emisionin Opinion.

Një student i verbër, i pranishëm në studio, e pyeti Ramën: Kur?

“Më thuaj kur do ulemi (për dialog)”, u përgjigj Rama.

Kreu i qeverisë foli një për një edhe për kërkesat e stundetëve.