HomeAktualitetDebat

Basha merr në dorë protestën e studentëve: Do e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat!

Basha merr në dorë protestën e studentëve: Do e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat!

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve.

“Sot është protesta e studentëve, ne e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat, jemi atje, njerëzit tanë i mbështesin me të gjitha format dhe mënyrat.

Jam i vetëdijshëm, kundërshtari po mundohet ta instrumentalizojë. Ata kanë një kërkesë të thjeshtë për plotësimin e tetë kërkesave” tha ai.