HomeAktualitetDebat

Studentët bllokojnë rrugën tek “Piramida”, shoferë u luten të hapen: “Jemi për hall, hapni rrugën ju lutem”… “Edhe ne për hall jemi” i përgjigjen ata

Studentët bllokojnë rrugën tek “Piramida”, shoferë u luten të hapen: “Jemi për hall, hapni rrugën ju lutem”… “Edhe ne për hall jemi” i përgjigjen ata

Edhe ditën e sotme studentët po mblidhen për të protestuar para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që ata kërkojnë.

Ndërsa janë nisur drejt godinës së kryeministrisë, ata janë ndalur për disa minuta duke bllokuar kryqëzimin pranë Piramidës, e duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë gjatë këtij marshimi ka pasur tension mes njërit prej studentëve me megafon dhe disa shoferëve të cilët kanë kërkuar që t’u hapet rruga.

“Jemi për hall, hapni rrugën”, u janë drejtuar ata studentëve.

“Edhe ne për hall jemi”, i është përgjigjur studenti me megafon, ndërsa ka thënë se do të qëndrojnë për 10 minuta në shenjë proteste.