HomeAktualitetDebat

Studentë apo huliganë…? Protestojnë duke zhgarravitur mbi muret e një ndërtese historike

Studentë apo huliganë…? Protestojnë duke zhgarravitur mbi muret e një ndërtese historike

Ndërkohë që kryeministri Rama vazhdon dialogun me studentë dhe pedagogë në Vlorë, në Tiranë një grup studentësh vazhdojnë protestën.

Por, ajo që bie në sy është fakti se teksa nuk pranojnë dialogun, kanë dëmtuar dhe shëmtuar edhe ndërtesën historike të Politeknikut, sepse të gjitha ndërtesat rreth sheshit “Nënë Tereza”, janë të tilla, bashkë me sheshin vetë.

Natyrisht që ky nuk është një shembull i mirë për të mos pranuar dialogun, pasi të dëmtosh ndërtesat historike, nuk është zgjidhje.