HomeAktualitetDebat

E përdori si i deshte… për t’i prishur dialogun Ramës me studentët, Kokëdhima: Është ndër themeluesit e partisë sime, jam krenar për të!

E përdori si i deshte… për t’i prishur dialogun Ramës me studentët, Kokëdhima: Është ndër themeluesit e partisë sime, jam krenar për të!

Arbër Dervishaj, i riu që gjatë dialogut të studentëve në Vlorë me Kryeministrin Rama, prishi qetësinë në sallë duke fyer Kryeministrin, rezultoi të jetë një aktivist i partisë “Zgjidhja” të Koço Kokëdhimës.

Pasi mediat zbuluan fotot e të riut nga takimet e tij me Kokëdhimën, ka reaguar vetë ky i fundit përmes një deklarate në faqen zyrtare të partisë në facebook.

Kokëdhima pranon në këtë mënyrë se e ka infiltruar të riun për të prishur dialogun e kryeministrit me studentët. Ai thekson se djali është ndër themeluesit e parë të partisë së tij dhe se është krenar për sjelljen e tij të sotme, sjellje që tejkaloi çdo normë etike.

Pjese nga Reagimi i Kokëdhimës:

Krenar për Arbër Dervishajn

Arbër Dervishaj, është aktivist i partisë ZGJIDHJA, që në ditët e para të themelimit të saj…