HomeAktualitetDebat

Ruçi përjashton për 10 ditë deputetin Hasa, parlamenti i bllokuar nga PD që nuk lejon largimin e tij

Ruçi përjashton për 10 ditë deputetin Hasa, parlamenti i bllokuar nga PD që nuk lejon largimin e tij

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shtyrë për një orë punimet e seancës së të enjtes.

Vendimi vjen pas sulmit me vezë ndaj Edi Ramës nga deputeti demokrat Endri Hasa.

Ky i fundit është përjashtuar për 10 ditë nga seancat dhe Komisioni ku bën pjesë.

Ruçi tha se PD ka të drejtë ta apelojë vendimin ndërsa ka thirrur mbledhjen e Byrosë për të zyrtarizuar dënimin e Hasës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u godit me dy vezë nga demokrati në fjalë.

Nga pamjet e transmetuara duket se njëra prej vezëve e ka kapur në bark, ndërsa me kokrrën e dytë Hasa nuk ka qëlluar në shenjë.