HomeAktualitet

“Aty ma lidh gamorin!”

“Aty ma lidh gamorin!”

Nga Ledi Shamku

Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?!

E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre!

Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë?

Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt?

Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?!

Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar.

Dhe kështu është në gjithë botën.

Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike.

Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore!

Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks?

I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!).

I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë!

E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor!

E bëtë treg, morët vesh?

TREG për dreqin privat dhe të birin publik!

”Hajt edhe nji se u mush!” – ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj!

Nuk e dij kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!