HomeAktualitetDebat

FOTOT/ Ishte kundër dialogut dhe bëri monolog para Ramës, kush është vajza që la partinë e xhaxhait për LRI-në e Monikës

FOTOT/ Ishte kundër dialogut dhe bëri monolog para Ramës, kush është vajza që la partinë e xhaxhait për LRI-në e Monikës

Kryeministri Rama dialogoi sot me studentët e arkitekturës për problemet e universitetit, por edhe këtu, një studente u shfaq si e revoltuar përballë Kryeministrit duke prishur takimin dhe më pas braktisur atë.

Emri i studentes u mbajt për disa orë i fshehtë nga mediat pranë opozitës që transmetuan veprimin e vajzës, e cila duket se është thjesht e infiltruara e rradhës e partive opozitare.

Vajza me emrin Vjosana Kokla, me origjinë nga Gramshi vjen nga një familje që i ka rrenjët në partinë demokratike. Në vitin 2011, xhaxhi i vajzës, Behar Kokla, ka qënë kandidat për kryetar të komunës Kukur në Gramsh, duke përfaqësuar PD në koalicion me PDIU.

Por së fundmi, Vjosana dhe motra e saj kanë vendosur që opozitën ta bëjnë jo përmes partisë me të cilën ka qënë e lidhur fort familja e saj, por përmes LSI-së. Vjosana dhe motra e saj, Mariglena Kokla janë të angazhuara në LRI, sikurse provon kjo foto e motrës së saj në facebook, ku shfaqet përkrah Monika Kryemadhit.

Me sa duket, infiltrimi i militantëve të rinj nëpër takimet e Ramës, qënka një strategji e opozitës për të përçarë studentët që duan dialogun.