HomeAktualitetKronike

Zhvillime nga Dosja “ÇEZ”: Prokuroria e Tiranës merr letërporosinë nga Çekia

Prokuroria e Tiranës ka administruar këtë të shtunë letërporosinë e mbërritur nga Çekia në lidhje me dosjen ÇEZ Shpërndarje.

Në letërporosinë e autoriteteve ceke është dëshmia e dy ish zyrtarëve çekë të kompanisë, raporton BW.

Mësohet se në pyetje është marrë Josef Heisek, ish drejtues, si edhe një tjetër zyrtar i CEZ, dëshmi të cilat do t’i shërbejnë hetimit.

Gjykata venosi zgjatjen e hetimet për dosjen ‘CEZ’, me qëllim marrjen në pyetje të Nue Kalajt, i dyshuar si ndërmjetësi mes palës shqiptare dhe çekëve për privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.