HomeAktualitetHumor

Rama ironizon thirrjet e Berishës, zbulon pulën e armatosur (Video)

Rama ironizon thirrjet e  Berishës, zbulon pulën e armatosur (Video)

Kryeministri, Edi Rama edhe gjatë ditës së sotme nuk i është ndarë postimeve ironizuese ndaj rivaleve të tij në politikë.

Këtë herë Rama teksa tallet me deklaratat e paraardhësit të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit dhe thirrjeve të tij për armatosjen e shqiptarëve ndan një video të një pule të armatosur.

Krahas zërit të Berishës, Rama nuk ngurron të përfshijë si personazh në videon e tij deputetin demokrat, Dashamir Shehi.

Shehi në video hedh poshtë fjalët e liderit historit të partisë së tij, ndërsa shprehet se edhe kur ka qenë koha për të marrë armët, shqiptarët nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Berisha: Bëjuni gati në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do ushtojnë, o djem rrëmbeni armët ja vdekje ja liri!

Dashamir Shehi: Po tashi, jemi disa këtu që ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm.