HomeAktualitetSport

Panucci drejt largimit nga Kombëtarja?

Panucci drejt largimit nga Kombëtarja?

Christian Panucci u konfirmua nga presidenti Armand Duka një muaj më parë, edhe pse kishte shumë skepticizëm për të ardhmen e tij si kuqezi.

Një muaj më vonë, kur ujërat janë qetësuar disi dhe të gjithë presin projektin e italianit, një lajm i bujshëm raportohet nga Italia.

Sipas asaj që shkruhet nga ““Il Messaggero”, Panucci mund të braktisë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Romës

Di Françesko është në fije të perit dhe performancë e skuadrës ka qenë tepër zhgënjyese.

Drejtuesit po mendojnë për pasuesin e tij dhe në skenë ka dalë emri i teknikut të Kombëtares së Shqipërisë.