HomeKronike

Arrestohet ish- prefekti i Fierit, përfaqësuesi i LSI. Mashtroi dhe u mori 300 mijë euro dy personave

Arrestohet ish- prefekti i Fierit, përfaqësuesi i LSI. Mashtroi dhe u mori 300 mijë euro dy personave

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj njëkohësisht edhe ndërtues.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.

Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë rreth 300 mijë euro.

Ai ka qene prefekt i Fierit ne kohen e qeverisjes se LSI me PD, si perfaqesues i partise se Metes.

Pas doreheqjes se tij, eshte zevendesuar nga Robert Bitri, qe sot eshte deputet i LSI.

Hasaj mbahet mend ne angazhimin në një betejë të fortë ligjore me përfaqësuesit e Partisë Socialiste për të shkarkuar kryetarin e Këshillit të Qarkut, por përpjekja dështoi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

(TemA)