HomeAktualitetKronike

Lehtësohet lëvizja e lirë e shqiptarëve, Ministri Lleshaj: Shqipëri-Kosovë me një sportel, sipas parimit një ndalesë një kontroll

Lehtësohet lëvizja e lirë e shqiptarëve, Ministri Lleshaj: Shqipëri-Kosovë me një sportel, sipas parimit një ndalesë një kontroll

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.

Ai thotë se kontrollet e dyfishta hiqen, por se do të ketë dhe hapa të tjerë për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Statusi i Lleshajt:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq.

Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.