HomeAktualitetDebat

“Rama 3”, dy ministra kosovarë në qeverinë e re

“Rama 3”, dy ministra kosovarë në qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama i ka befasuar të gjithë këtë të premte, kur ka shkarkuar më shumë se gjysmën e ministrave të tij.

Befasues kanë qenë edhe emrat me të cilët Rama i ka zëvendësuar ata.

Sidomos dy ministrat e rinj, ai i Jashtmi dhe e Arsimit, pasi bëhet fjalë për dy persona me shtetësi të Kosovës.

Rama ka vendosur si ministër të Jashtëm në vend të ditmir Bushatit, Gent Cakajn, i cili deri më sot ish zëvendës i Bushatit.

Ndërsa në krye të Ministrisë së Arsimit, në vend të Lindita Nikollës, është caktuar një tjetër shtetase kosovare.

Bëhet fjalë për Besa Shahinin, e cila deri më sot ka qenë zëvendëse e Nikollës.