HomeAktualitetBlog

Duhet ta vr.asim Erion Braçen, ai është i shkurtër!

Duhet ta vr.asim Erion Braçen, ai është i shkurtër!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Dritat e pemës së festave u fikën. Rrugët hoqën prej shtyllave zbukurimet, babagjyshët u ngrinë, dyqanet e lodrave ulën qepenat. Errësira e stimuluar nxorri mes sheshit gërmuesit, hulmutuesit dhe puna e tyre filloi. Nuk lanë skutë e qoshe pa kërkuar.

Lajmi më i fundit i kishte tronditur dhe duhej bërë urgjent shpagimi. Si neper gjirizet e diktatures se vjeter, te rinj e te vjeter humanë u lodhen e u djersiten ne kete funddhjetori. Emergjenca kerkonte cene në biografi.

Veç komenteve dhe memeve fyese, paralelisht u pyetën qindra mijera njerez dhe kerkimet ne internet nuk rreshtën ashtu siç nuk rreshtën arkivat e kronikave televizive, fjalimeve politike, qendrimeve personale dhe partiake.

Na duhet patjeter nje njolle, nje grope per ta va.rrosur.

30 orë tensionim nervash dhe më në fund e gjetëm diçka.

Ai nuk ka abuzuar kurre ne postet dhe me paranë publike. I ka bërë opozitë opozitës dhe partisë së tij, qeverisë së tij, kolegëve të tij.

E gjen rrugeve tek ecen me kembe, takin njerez, ka sherbyer ne 5 zona te ndryshme elektorale por…por ka një defekt. Goxha defekt. E kapëm mat zëvendeskryeministrin e ri Erion Braçe…

Shqiptarët janë raca më e shkurtër ne rajon. E madje për së largu shqiptarët shkojnë shumë larg, duken si meksikanët, të shkurtër por me një ndryshim, nuk qeshin.

Ah sa urrejtje brenda llojit që paskemi, megjithate Erjon Braçe mos u mërzit.

Unë që të shkruaj sot e të uroj plot optimizëm punë të mbarë, jam 191 cm i gjate. I gjatë sa kurajoja dhe profesionalizmi yt!!!