HomeKronike

Grabitja e exchange në Fier, ndërron jetë 53-vjeçari

Grabitja e exchange në Fier, ndërron jetë 53-vjeçari

Ditën e djeshme një pikë e këmbimit valutor u grabit në Fier nga persona të armatosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:55 pranë gjimnazit ”Janaq Kilica”.  Të plagosur mbetën dy persona; pronari i Exchange,  Gëzim Hoxha dhe Agur Vrenozi 53-vjeç.

Ky i fundit ndërhyri për të ndihmuar pronarin e pikës së këmbimit valutor, por u qëllua në kokë nga grabitësit dhe nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Policia arriti të arrestojë autorët e grabitjes së djeshme , Zini Fyraj, Lulzim Demiraj dhe Dashamir Gergali.

Autori i parë i grabitjes braktisi makinën, u hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, por nuk ia arriti qëllimit dhe u vu menjëherë në pranga. Autori i dytë u arrestua pak momente më vonë, ndërsa i treti u arrestua, pasi po priste pranë pikës së këmbimit valutor grabitësit me shumën e marrë.