HomeBota

Në një resort në Montana 140 njerëz ngecin në teleferik në mes furtunës së dëborës (Video)

Në një resort në Montana 140 njerëz ngecin në teleferik në mes furtunës së dëborës (Video)

Një teleferik i hapur në një resort në Montana ndaloi më 29 dhjetor rreth orës 12:15 minuta për shkak të një defekti teknik.

Për pasojë, 140 personat që kishin hipur në teleferik mbetën të bllokuar.

Kur u bë e qartë se avaria nuk do të mund të riparohej shpejt, nisi procesi i evakuimit.

Ishte një proces shumë më i vështirë në terren kur skiatorët nisën punën për shpëtimin e udhëtarëve nëpër shkëmbinjtë e rrezikshëm në mënyrë që vizitorët të uleshin në tokë të pa dëmtuar.

Siç shihet edhe nga pamjet, procesi është tejet i vështirë për shkak të edhe motit të egër.