HomeAktualitetKronike

Tërmeti me pasojat në Jug, disa banesa të dëmtuara

Tërmeti me pasojat në Jug, disa banesa të dëmtuara

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja.

BalkanWeb mëson se ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

“Shkundet” jugu i Shqipërisë, disa lëkundje tërmeti