HomeAktualitet

“Bashkëshortja e tij pjesë e bordit”/ Rama flet për bankën që u sulmua nga opozita: Amerika është e shqetësuar!

“Bashkëshortja e tij pjesë e bordit”/ Rama flet për bankën që u sulmua nga opozita: Amerika është e shqetësuar!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave lidhur me një bankë të nivelit të dytë ku ka punuar bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kryeministri i quajti sulmet politike si të ndyra ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të keqe për gruan e një kryeministri të punojë në një bankë private.

Opozita e ka akuzuar disa herë kryeministrin Edi Rama se përdor bankën ABI Bank për të fshehur shuma marramendëse parash të korrupsionit në zonat “offshore”.

Rama shtoi në emisionin “Zonë e Lirë” se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur me shqetësim sulmin ndaj kësaj banke, si një bankë amerikane dhe e dinë shumë mirë se kush dhe pse e bën.

Pjesë nga diksutimi:

Rama: Është një sulm tjetër i ndyrë.

Çani: Ore ka qenë Linda në bord?

Rama: A ka mundësi të mbaroj, është një tjetër sulm i ndyrë, sepse është një bankë që kontrollohet nga rrjeti i bankave amerikane dhe që është një nga rrjetet më të sofistikuara. Linda ka qenë anëtare e bordit dhe nuk është më. Por anëtare e bordit nuk do të thotë as aksionere… Dhe sulmi që i bëhet Lindës është për shkakun tim. Është një mastaradë.

Nuk ka asnjë konflikt interesi nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet. Nëse do të ishte anëtare e Bankës së Shqipërisë, do të ishte tjetër temë. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat.

Çani: Ore kërcet…

Rama: Ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta, nga kërcet, pse kërcet.

Po të them edhe një gjë tjetër, qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane, dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm politikisht e dinë shumë mirë, ndërsa ata të tjerët janë angazhuar për të marrë shpërblimin.