HomeAktualitetDebat

Rama i përgjigjet “kryeopozitarit” Meta: Presidenca e katandisur në çizmen rezervë të Doktorreshës së Shkencave

Rama i përgjigjet “kryeopozitarit” Meta: Presidenca e katandisur në çizmen rezervë të Doktorreshës së Shkencave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komentit të presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Presidenca është katandisur në një çizme rezerve e “Doktoreshës së Shkencave”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.