HomeAktualitetKryesore

Zyrtare/ Dorëzimi i Klement Balilit, flet avokati Baftjar Rusi

Zyrtare/ Dorëzimi i Klement Balilit, flet avokati Baftjar Rusi

Është dorëzuar në Policinë e Shtetit Klement Balili. Avokati i Balilit, Baftjar Rusi konfirmon se klienti qe mbron eshte paraqitur vete në para organeve përkatëse.

Nderkohe qe mesohet se ai ndodhet aktualisht ne ambientet e policisë në shoqerinë e avokatit tjeter, Theodhori Sollaku.

Balili është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dhe i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia.

Në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.