HomeAktualitetDebat

Analistët e opozitës gati po e quajnë dorëzimin e Balilit fatkeqësi!

Analistët e opozitës gati po e quajnë dorëzimin e Balilit fatkeqësi!

Zv.sekretari socialist për Bashkëqeverisjen e Aleancat në PS, njëherësh dhe zvministër i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar qëndrimin e opozitës ndaj dorëzimit të Klemend Balilit në polici.

Koçi është shprehur se analistët e opozitës gati po na e quajnë dorëzimin e Balilit fatkeqësi, ndërkohë që ishte një goditje e madhe për botën e krimit.

“Analistet e opozites gati po na e quajne dorezimin e Balilit fatkeqesi! Dhe po lene pershtypjen sikur dorezimi erdhi nga qefi e jo nga halli. Une nuk besoj se dorezimi erdhi si pasoje e shtrengimit te lakut prej opozites.

Por prej lakut te agjensive ligjzbatuese ku perfshihet edhe kontributi i agjensive partnere. Komentet opozitare nuk inkurajojne veprimin e drejtesise, por inkurajojne boten e krimit. Ne fakt kjo qe ndodhi eshte nje goditje e madhe per boten e krimit”, tha Koçi.