HomeAktualitetKronike

Dekonspirimi i Balilit/ Batuta e Sollakut: Kam punuar një kohë me Doktorin

Dekonspirimi i Balilit/ Batuta e Sollakut: Kam punuar një kohë me Doktorin

sh-kryeministri Berisha ishte i pari që informoi publikun për vetëdorëzimin e Klement Balilit, para se lajmi të konfirmohej nga policia.

Ky njoftim i tij në facebook ku i referohej qytetarit dixhital, ngriti pikëpyetje mbi informatorin e vërtetë që “dekonspiroi” vetëdorëzimin e Balilit.

I pyetur nga gazetarja Klodjana Lala se kush e informoi Berishën për dorëzimin e Balilit, avokati i tij mbrojtës Dhori Sollaku u përgjigj se, “ai ka punuar një kohë me Doktorin”.

Duke iu referuar periudhës kur ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe Berisha kryeministër.

Një përgjigje mesa duket ironike kjo e Sollakut, duke iu referuar faktit që vetëm ai si avokat kishte dijeni për dorëzimin e Balilit, ndërkohë që Berisha është gjithmonë I pari që publikon informacionet para se ato ti publikojë Policia dhe media.