HomeAktualitet

Rama publikon shkrimin: Izraeli mirënjohës ndaj vendit tonë, “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”

Rama publikon shkrimin: Izraeli mirënjohës ndaj vendit tonë, “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”

Shqipëria ishte vendi që jo vetëm nuk i dorëzoi, por i mbrojti hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirënjohja për zemërgjerësinë shqiptare është theksuar shpesh nga izraelitët edhe sot pas shumë vitesh.

Ndërkohë, portali më i madh në botë për çështjet hebreje “AISH” ka publikuar një shkrim të titulluar “Vendi i vogël musliman shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

Shkrimi ëhstë publikuar nga kryeminsitri Rama i cili së fundi ishte mes panelistëve që mbajtën fjalim në një forum të rëndësishëm amerikano-izraelit, ku ishin të pranishëm edhe zv.presidenti Pence dhe kryeministri izraelit Netanyahu.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë

* * *
Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com