HomeAktualitetKronike

Seanca paraprake për Balilin, ja çfarë vendimi do të marrë gjykata

Seanca paraprake për Balilin, ja çfarë vendimi do të marrë gjykata

Seanca paraprake për Klement Balilin do të zhvillohet më 25 janar, ora 12:00, sipas vendimit të kësaj të premteje, të marrë nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Caktimi i seancës është bërë brenda afateve të parashikuara kohore, 10 ditë nga dorëzimi i dosjes hetimore nga prokurori Eneid Nakuci.

Në seancën paraprake, do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.