HomeAktualitet

Basha i përfshirë në komplotin e 21 janarit?! Pjerin Ndreu lëshon akuzat e rënda!

Basha i përfshirë në komplotin e 21 janarit?! Pjerin Ndreu lëshon akuzat  e rënda!

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu komentoi vrasjet e 21 Janarit.

“21 Janari mbetet një ditë e trishtë. Kësaj i shtohet edhe fakti se nuk kemi të penalizuar ende autorët” , u shpreh në studion e “Top Talk”, Ndreu, i cili ka dyshimet e tij se kjo ngjarje ka pasur një skenar që nuk ka buruar tek Garda, por tek disa njerëz që hynë brenda kryeministrisë dhe përdorën armët e Gardës.

“Janë vrarë 4 persona të pafajshëm në kushte e rrethana të çuditshme. Dyshoj se ky është një skenar nuk buron tek Garda, por tek disa njerëz që shfrytëzuan këtë amulli dhe hynë brenda kryeministrisë dhe përdorën armët e Gardës, fakti që janë zhdukur kamerat brenda kryeministrisë flet shumë”, u shpreh Pjerin Ndreu.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se deri ku mendon se mund të shkojë hetimi, Pjerin Ndreu përgjigjet se deri në nivele të larta, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre lejuan ata njerëz që të kryejnë vrasjet, duke mos përjashtuar këtu kreun aktual të PD, Lulzim Basha, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm.

“Basha nuk mund të çlirohet nga përgjegjësia. Qenia e tij ministër i Brendshëm, nuk e lë jashtë dyshimit se ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje”, tha ai.